Flash

Berisha: Nëse gjeni pasuri të fshehta të miat, ua kam falur

Lapsi.al 20 May 2021
Berisha: Nëse gjeni pasuri të fshehta të miat, ua kam falur

Ish-kryeministri Sali Berisha mohon çdo akuzë të bërë nga Departamenti Amerkan i Shtetit që e shpalli atë “non grata”.

“Nëse kërkon që me deklarata të argumentosh atë që pretendon kjo nuk ka bazë. Deklarata është absolutisht pa asnjë bazë. E marrim rresht për rresht.

Kurrë nuk ka patur Sali Berisha akuzë për keqpërdorim të fondeve publike, për hir të së vërtetës as nga kundërshtarët më të errët. Për Durrës – Kukës ka pasur për ministrin dhe kanë qenë të gjitha politike.

Sekretarja Amerikane e Shtetit në vitin 2009 më ka përgëzuar për punën me Bechtel. Bindja krijohet me fakte. Nuk mund ta kuptoj që unë të pasuroj aleatët dhe mos pasuroj veten.

Aty ka nonsens. Unë nuk kam asnjë të dhënë apo dokument që sot pas 30 viteve që Sali Berisha ka pasuri të shtuar. Kam vetëm 34 metër katror më shumë se sa kisha në diktaturë. Cdo pasuri tjetër që të gjeni ua kam falur nëse e gjeni” –tha Berisha në Opinion. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI