Flash

Si bëri paqe Basha me Qifen duke ia hequr emrin nga: "regjimi Rama- Doshi"

Lapsi.al 19 May 2021
Si bëri paqe Basha me Qifen duke ia hequr emrin nga: "regjimi Rama-
Ata njerëz gjithnjë e më të pakët që vazhdojnë të kenë ndonjë kuriozitet për turin e pakuptimtë që po zhvillon pas humbjes Basha me demokratët, kanë vënë re një ndryshim radikal në fjalorin e kreut të PD. Emërtimi që ai i bën regjimit ka ndryshuar. Nëse menjëherë pas zgjedhjeve dhe rezultatit të çuditshëm që morën PSD e Tom Doshit dhe njerëzit e Aqif Rakipit në Elbasan dhe Tiranë, Basha filloi të fliste për regjimin Rama, Doshi, Rakipi. Shtimi i këtyre dy emrave përkrah atij të kryeministrit linte të kuptohej qartë se në 25 prill kishte ndodhur një anomali e madhe që nuk kishte të bënte fare me një votim për arsye politike. Madje vëtë Lulzim Basha dhe njerëzit e tij filluan të tregojnë në publik faktin se PD-së i ishin lutur për të futur në listat e saj Orlando Rakipin, por Basha e kishte refuzuar këtë ofertë pasi ka një koncept më të pastër për mënyrën se si duhet bërë politikë. Lexo me tej:

Aqif Rakipi (Qifja) rikthehet fuqishëm në parlamentin e 25 Prillit

 Trinomi Rama, Doshi, Rakipi filloi të zërë vend edhe në studiot televizive si e vërteta e thjeshtë e blerjes së votës. Edhe në një nga daljet e para në publik, në qytetin e Durrësit, Basha foli me gojën e tij për këtë (shiko këtu poshtë). Por, papritmas trekëndëshit të manipulimit i ra njëri nga elementët. Në takimin e fundit në Shkodër sikurse duket edhe në titujt këtu poshtë Basha foli për regjimin Rama- Doshi. Dikush mund të mendonte se kjo lidhjej thjeshtë me qytetin verior i cili njihet edhe si kryeqendra e kryetarit të PSD. Pra se Basha ishte fokusuar tek Doshi pasi po fliste në Shkodër. Por jo. Problemi ishte më i koklavitur. Po të shohësh takimin e tij me demokratët e Elbasanit, e cila quhet edhe si epiqendra e Aqif Rakipit, ai edhe aty e ka fshirë nga trinitia e së keqes emrin e njeriut që me forcën e vet zgjodhi dy deputetë për PS. Natyrisht në Elbasan, kreu i PD e përmendi me emër Rakipin. Ai thase diferenca mes PS dhe opozitës "përbehet vetëm nga votat e një familje kriminale, që është familja e Aqif Rakipit, djali dhe dhëndri i të cilit mblodhën më shumë vota se Edi Rama". Por edhe në Elbasan sllogani i regjimit me tre emra nuk u përmend asnjëherë. Eshtë e qartë se prej ditësh akuza për treshen Rama, Doshi, Rakipi ka rënë. Po ç'ka ndodhur? Mos vallë kreu demokrat po përsërit lojën për të cilën e kanë akuzuar shpesh kritikët e tim më të ashpër se ai përmend emra njerëzish, apo biznesmenësh për të bërë më pas "deal" me ta. Një version i përhapur brenda PD e mohon këtë hipotezë por flet për një lloj mesazhi që basha ka marrë nga Rakipi. Sipas këtij lajmi të pa konfirmuar dhe për të cilin Lapsi.al nuk ka parë prova konkrete, Aqif Rakipi i ka çuar një mesazh kryedemokratit që do të nxjerrë komunikimet mes tyre nëse ai vazhdon i përmend emrin. Dhe pas kësaj Basha e ka fshirë emrin e tij nga denoncimet.  Andi Bushati: Basha nuk është më mburojë ndaj regjimit Por, pavarësisht nga këto hipoteza një gjë është fakt. Sot lideri i opozitës së mbetur flet vetëm për regjimin Rama Doshi dhe kjo i shton së tepërmi dyshimet për parimsinë e qëndrimeve të tij që shpesh ndryshojnë sipas interesave të momentit. ©Lapsi.al  

Të këshilluara

Sinjalet/ A jemi afër fundit të pandemisë?

Rastet e reja të infektimit nga Covid-19 janë vetëm disa dhjetëra persona të konfirmuar, sipas asaj që raporton çdo ditë Ministria e Shëndetësisë. Spitalet e de...

21:51

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI