Flash

Qeveria e Kurtit kërkesë Osmanit: Shkarko të gjithë ambasadorët e emëruar politikisht

Lapsi.al 19 May 2021
Qeveria e Kurtit kërkesë Osmanit: Shkarko të gjithë

Ministria e Jashtme në Kosovë i ka kërkuar Presidentes Vjosa Osmani që të largojë nga detyra të gjithë ambasadorët që janë emëruar politikisht.

Mediat e Kosovës shkruajnë se të gjithë ambasadorët e emëruar politikisht duhet të falenderohen për punën e tyre si dhe të hiqen nga postet diplomatike që kanë. Në njoftimin e MJPD-së gjithashtu bëhet e ditur se Ministrja Donika Gërvalla do të bëjë një deklaratë për shtyp ditën e nesërme.

“Në përputhje me Ligjin, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka përcjellë gjatë kësaj jave tek Presidentja e Republikës së Kosovës, propozimin për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të emëruar politikisht, duke i falënderuar për punën dhe angazhimin e deritanishëm. Lidhur me këtë, ministrja Gërvalla do të deklarohet më hollësisht gjatë ditës së nesërme”, - thuhet në përgjigjen e MPJD-së. Në lidhje me këtë propozim ende nuk ka një reagim nga ana e Presidentes Osmani.

Të këshilluara

Vuçiç: Jam i gatshëm të takohem me Kurtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se është i gatshëm të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti nga mesi i muajit qershor. “Jam duke pr...

17:20

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI