Flash

Ngarkesa që erdhi nga Durrësi/ Një muaj paraburgim ndaj shtatë të dyshuarve për 400 kg kokainë

Lapsi.al 19 May 2021
Ngarkesa që erdhi nga Durrësi/ Një muaj paraburgim ndaj

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve, për shtatë të dyshuarve të përfshirë në rastin e 400 kg kokainë që u sekuestruan të hënë në Lipjan. Masa e paraburgimit e cila u kërkua nga Prokuroria e Kosovës u caktua për të dyshuarit Izet Sheqirin, Kadri Sheqirin, Kadri Ibrahimin, Fehmi Bytyqin, Faton Vrajollin, Enver Belegun dhe Bajram Maliqin.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme është mbajtur edhe seanca për shqyrtimin e masës së paraburgimit, ku pas përfundimit të seancës mbrojtja e të akuzuarit, Izet Sheqiri avokati, Besnik Berisha tha se Prokuroria e Kosovës nuk ka asnjë provë qëi lidh shtatë të arrestuarit me sasinë e narkotikëve që u sekuestruan të hënën në Lipjan.

Të gjithë të dyshuarit në këtë rast po dyshohen se kanë kryer veprën penale, pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal, pastaj blerje, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, si dhe veprën penale armëmbajtje pa leje./KosovaPress/

Të këshilluara

Moti, nesër rikthehen reshjet e shiut

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka dhënë parashikimin e tij për motin për ditën e nesërme (20 maj). Sipas këtij shërbimi reshjet e shiut do të fillojnë gjatë or...

14:39

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI