Flash

Gjyqi në Hagë, mbrojtja kërkon lirimin e përkohshëm të ish krerëve të UÇK-së

Lapsi.al 19 May 2021
Gjyqi në Hagë, mbrojtja kërkon lirimin e përkohshëm

Mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sërish kërkoi lirimin e përkohshëm të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në konferencën e pestë statusore pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, avokati i Thaçit, Pierre-Richard Prosper, deklaroi se me mbajtjen në paraburgim të klientit të tij, pa e ditur saktë se për çka po akuzohet, ai po privohet nga prezumimi i pafajësisë.

Reagimi i avokatit të Thaçit, erdhi pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar pohoi se hetimet parashikohet të vazhdojnë “deri në një të ardhme të parashikueshme”, duke shtuar se disa materiale planifikon që t’i nxjerrë në muajin shtator. Avokati i Veselit, Ben Emmerson i cilësoi këtë afat kohor si krejtësisht absurd.

Mbrojtja sqaroi se është duke përgatitur kërkesat për lirimin e klientëve të tyre dhe gjykatësi tha se do të shtyjë afatin deri më 31 maj, në mënyrë që avokatët të mund të parashtrojnë kërkesat e tyre. Sipas Emmerson, Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk kanë juridiksion që të gjykojnë veprat për të cilat akuzohen ish-krerët e UÇK-së. sipas tij, me këtë ritëm mund të parashikohet që prokuroria të jetë gati për gjykim deri në mesin e vitit të ardhshëm.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI