Flash

65 kg drogë/ Arrestohen tre shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Lapsi.al 19 May 2021
65 kg drogë/ Arrestohen tre shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut njoftoi se arrestoi tre shqiptarë pasi u kapën me 65 kg drogë marijuhanë, që arrin vlerën e 200 mijë eurove.

Gjatë aksionit të zhvilluar ditën e djeshme nga policia e rajonit të Resnjes është arrestuar K.K. (25), M.F. (28) dhe F.B.(42), të gjithë shtetas të Republikës së Shqipërisë, transmetojnë mediat maqedonase. Sipas autoriteteve, droga ka pasur për destinacion përfundimtar Greqinë.

“Gjegjësisht, dje në mëngjes, në rrugën rajonale nga Trpejca në Stenje, përmes Parkut Kombëtar Galiçica u ndaluan dy automjete udhëtarësh, tipi “Mercedes”, me targa shqiptare, të cilat morën pjesë në transportin e drogës.

Gjatë kontrollit të automjeteve, njëra prej të cilave drejtohej nga K.K., ku si bashkë-drejtues ishte M.F., dhe në makinën e e dyta që po drejtohej nga F.B., u gjetën dhe konfiskuan 3 thasë të mëdhenj me marihuanë, të paketuara në 44 pako”, njoftojnë nga MPB.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI