Flash

Ngjarje e rëndë në Kosovë, vritet një person në Pejë

Lapsi.al 18 May 2021
Ngjarje e rëndë në Kosovë, vritet një person në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Kosovë ku një person është vrarë me armë zjarri.

Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Pejë rreth orës 15:36 në rrugën “Gjin Gazuli”.

Ngjarja është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka theksuar se nga të shtënat me armë zjarri ka humbur jetën një person.

“Sot rreth orës 15:36 policia është njoftuar se në rrugën ‘Gjin Gazuli’ në Pejë ka të shtëna me armë zjarri. Policia iu ka përgjigjur vendit të ngjarjes dhe ka hasur në një person që dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes aktualisht janë njësitet relevante që po merren me rastin.

Si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë. Mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Të gjitha njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Gashi.

Të këshilluara

Kosova merr 3150 doza të tjera Pfizer

Në kuadër të fushatës së vaksinimit anti Covid, këtë të martë në Kosovë kanë mbërritur 3510 vaksina Pfizer. Ministria e Shëndetësisë në një prononcim për med...

18:01

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI