Flash

Detaje/ 400 kilgramët e kokainës mbërritën në Durrës më 5 maj

Lapsi.al 18 May 2021
Detaje/ 400 kilgramët e kokainës mbërritën në

Shtatë persona janë arrestuar si të implikuar në trafikun e rreth 400 kilogramëve kokainë nga Brazili drejt Lipjanit në kosovë, e cila në treg kapte vlerën e 20 milionë eurove. Operacioni nisi rreth orës 11 të së hënës në disa magazina në hyrje të Lipjanit, ku u shkarkua ngarkesa e drogës nga kamioni me mish.

Përveç drogës, policia kosovare ka sekuestruar edhe armë zjarri, municione dhe më shumë se 25 mijë euro, dinarë dhe pajisje teknologjike si kompiutera, lap top, celulare dhe DVR të kamerave të sigurisë. Autoritetet ishin njoftuar nga DEA Amerikane, kur kontenieri me mish mbërriti në portin Gioia di Tauro në Itali. Në bazë të pajisjeve teknologjike autoritetet kishin krijuar dyshimet se në këtë kontenier ishte fshehur lëndë narkotike. Bazuar në këto dyshime u njoftuan edhe autoritetet shqiptare dhe kosovare.

Kontenieri mbërriti në portin e Durrësit më 5 maj. Policia e Kufirit dhe ajo portuale e pozicionuan pas një tjetër kontenieri në mënyrë që t’i bllokonin rrugën, që në rast se dikush vinte për ta tërhequr, policia të kishte mundësi ta monitoronte. Përfaqësues të kompanisë “MCfood” shkuan në Portin e Durrësit më 15 maj dhe tërhoqën ngarkesën me një kamion me targa të Prishtinës, i cila gjatë gjithë rrugës u monitorua nga agjente të forcave operacionale.

Ngarkesa doli nga Pika e Kalimit Kufitar të Morinës dhe u parkua në oborrin e disa magazinave në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan. Prej datës 15 deri në 17 maj, kontenieri ka qëndruar nën vëzhgimin e agjentëve të policisë, por askush nuk kishte shkuar për ta marrë lëndën narkotike.

Grupi kriminal u aktivizua rreth ores 11 të së hënës dhe anëtarët e tij u arrestuan në flagrancë, duke marrë pakot me drogë. Polici ushtroi kontroll jo vetëm në magazinat në Lipjan, por edhe në banesat e të dyshuarve. Vijon ende hetimi dhe me agjencitë partnere për identifikimin e të gjithë të implikuarve në këtë linjë të trafikut ndërkombëtar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI