Flash

39 raste të reja me Covid në Shqipëri, një jetë e humbur

Lapsi.al 18 May 2021
39 raste të reja me Covid në Shqipëri, një jetë e

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se 3169 testime kanë rezultuar 39 raste të reja. ndërkohë që ka një rënie të numrit të viktimave. Raportohet për 1 humbje jete në 24 orët e fundit, teksa dje ishin 3.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3169 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 39 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 6 në Gjirokastër, 4 raste në Shkodër, nga 3 raste në Tiranë, Devoll, Berat, Vau i Dejës, nga 2 raste në Durrës, Fier, Pogradec, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tropojë, Kamëz, Gramsh, Skrapar, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 986 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 126,405 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 71 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetare 72 vjeç nga Fieri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (18 Maj 2021)

Raste të reja ditore 39

Të shëruar në 24 orë 986

Të shtruar në spitale 71

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 3,169

Testime totale 682,565

Raste pozitive 132,071

Raste të shëruara 126,405

Raste Aktive 3,230

Humbje jete 2,436

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2509

Korçë 142

Shkodër 132

Fier 74

Lezhë 71

Vlorë 66

Gjirokastër 66

Elbasan 57

Berat 51

Durrës 30

Kukës 20

Dibër 12

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI