Flash

Shkodër/ Gjendet i ekzekutuar me armë zjarri një person

Lapsi.al 17 May 2021
Shkodër/ Gjendet i ekzekutuar me armë zjarri një person

Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në zonën e Livades në Shkodër. Viktima është identifikuar si Endri Mustafa, emër i njohur në qytetin e Shkodrës.

Ai kishte tre ditë i zhdukur dhe familjarët kishin bërë denoncim.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes teksa Policia ka shkuar në vendngjarje.

Mustafa është arrestuar në vitin 2016 për grabitje e arsenal armësh së bashku me vëllezërit e njohur Bilali, Astrit dhe Brahim Bilalin, si dhe Ardit dhe Bekim Torishtën, shkruan news 24. Nga ana tjetër emri i tij del në pistë edhe në vitin 2020 gjatë operacioni "Maranaj" sërish për fajde, ku ai u shpall në kërkim policor.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI