Flash

Përplasi makinën në postbollok, policia izraelite vret palestinezin (FOTO)

Lapsi.al 17 May 2021
Përplasi makinën në postbollok, policia izraelite vret

Forcat izraelite kanë vrarë dje një shofer palestinez që përplasi makinën e tij me një postbllok, duke plagosur katër oficerë, në nje nga zonat problematike të Jeruzalemit. Incidenti ndodhi në Sheikh Jarrah, në zonat e aneksuara të Jeruzalemit Lindor, ku një gjyq është duke vendosur për dëbimin e disa familjeve palestineze nga shtëpitë e tyre për të vendosur aty kolonë hebrenj.

Në pamjet e agjencisë Reuters tregohej makina që përplasej me shpejtësi në bllokadën, në atë që policia quante sulm i qëllimshëm. Oficerët hapën zjarr duke vrarë shoferin e makinës, emri i të cilit nuk u publikua.

Abu Ubaida, zëdhënesi i Hamas në Gaza, vlerësoi atë që quante “veprim heroik dhe i guximshëm” në Sheikh Jarrah.

Hamas ka vijuar lëshimin e raketave artizanale ndaj Izraelit, pas gati dy javë tensionesh prej shtypjes izraelite ndaj besimtarëve në xhaminë e Al Aqsa në Jeruzalem, dhe planet për dëbimet nga shtëpia të palestinezëve në Sheikh Jarrah.

Mbrëmë policia izraelite solli blloqe betoni me vinça për të bllokuar hyrjen në zonën e dëbimeve të mundshme nga shtëpitë.

Ndërsa nga Gaza vinin pamje shokuese të fëmijëve të vrarë që nxirreshin nga rrënojat pas një tjetër nate sulmesh ajrore nga avionët e artileria izraelite.

Sipas raportimeve, mjeku i njohur palestinez Dr Moeen Alalool ishte mes të vrarëve nga sulmet ajrore në Gaza.

Neurologu Dr Alalool, ishte vrarë bashkë me pesë fëmijët e tij.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI