Flash

Banorët në fshatrat e Fierit: Ndihemi të rrezikuar nga ata që kultivojnë kanabis

Lapsi.al 17 May 2021
Banorët në fshatrat e Fierit: Ndihemi të rrezikuar nga ata

Forca të shumta të policisë së rendit, repartit Shqiponja dhe FNSH ndodhen në vendin ku u gjet lënda narkotike e mbjellë në kubikë dhe ndodhi përplasja me armë e policisë dhe 29-vjeçarit nga Patosi, Greseld Shpataraku. Uniformat blu po bëjnë krehjen e zonës, ndërsa në terren ndodhen krerët më të lartë të drejtorisë së Policisë së Fierit. Menjëherë pas ngjarjes, SHÇBA në bashkëpunim me prokurorinë e Fierit po kryejnë hetimin për grupin që zhvillonte kontrollin rutinë në territor, i cili zbuloi dhe lëndën narkotike të mbjellë në kubikë për të parë edhe dinamikën e ngjarjes.

29-vjeçari aktualisht ndodhet në reanimacionin e spitalit të Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Në këtë zonë policia ka gjetur edhe më parë lëndë narkotike. Fshati Gjorgoz ka një shtrirje të madhe gjeografike, ndërkohë që shtëpitë ndodhen larg me njëra-tjetrën.

Për këtë arsye banorët thonë se ndihen të rrezikuar nga personat që kultivojnë bimë narkotike, të cilët në të gjitha rastet nuk janë banorë të zonës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI