Flash

Tension në Sheshin Skënderbej/ Policia shpërndan me forcë protestën për Palestinën

Lapsi.al 16 May 2021
Tension në Sheshin Skënderbej/ Policia shpërndan me forcë

Është shoqëruar me përplasje dhe tension një protestë e disa qytetarëve në mbështetje të Palestikës në Sheshin Skënderbej në qendër të Tiranës. Pak minuta pas nisjes së protestës forcat e rendit kanë ndërhyrë duke kërkuar që ata të shpërndëheshin pasi po shkelnin Aktin Normativ të pandemisë që ndalon tubimet.

Duke qenë se protestuesit nuk kanë pranuar të shpërndahen, forcat e rendit kanë shoqëruar me forcë disa prej tyre ndërsa kanë nisur thirrjet: “Polici fashiste!” Protestuesit thanë se sjellja e policisë ishte e padrejtë pasi në orën 20:00, po në të njëjtin shesh do të mbahej një koncert.

Pas presioneve të policisë, protesta është zhvendosur në rrugën e Kavajës, ndërsa qytetarët kanë vijuar me thirrjet: “Lironi Palestinën! Allahu Ekber!” Para kamerave të mediave që raportuan live momentet e shoqërimit dhe protestën e tyre, qytetarët kanë kërkuar që të dinë publikisht qëndrimin e qeverisë shqiptare, duke kërkuar sqarime për falënderimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ndaj vendit tonë. ©LAPSI.al

Featured image of article: ‘Lironi Palestinën!’/ Protestë në sheshin ‘Skëndërbej’, ndërhyn Policia, shoqërohen disa qytetarë. Tubuesit thirrje: S’jemi me Izraelin. Allahu Ekber!

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI