Flash

PD shkon në zgjedhje për kryetarin, zbulohet data kur votohet

Lapsi.al 16 May 2021
PD shkon në zgjedhje për kryetarin, zbulohet data kur votohet

Partia Demokratike ka vendosur të shkojë në zgjedhje për të zgjedhur kryetarin dhe kryesinë e saj të re.

Në mbledhjen e kryesisë së mbledhur këtë të diel, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi ka deklaruar se PD do të futet në proces zgjedhjesh.

Nga data 16 deri në 22 maj do të jetë afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetar të PD.

Në 23 maj do të bëhet miratimi i kandidaturave.

Nga 24 maji deri në 11 qershor do të ketë fushatë të kandidatëve në bazë ndërsa në 13 qershor anëtarët e PD do të votojnë për kryetarin e ri.

Pritet që Lulzim Basha të rikandidojë për një mandat të tretë në krye të PD. Zgjedhjet duhet të mbaheshin në korrik, por ato janë tërhequr me 1 muaj më herët. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI