Flash

Whatsapp vjen me politika të reja

Lapsi.al 15 May 2021
Whatsapp vjen me politika të reja

WhatsApp ka konfirmuar se përdoruesit gradualisht do të humbasin aksesin në opsionet kryesore të llogarisë së tyre nëse nuk pranojnë azhurnimin e privatësisë.

Politika e re e privatësisë fillimisht ishte planifikuar të dilte në shkurt, por u vonua pasi u përfol se do të detyronte përdoruesit të ndanin të dhënat e tyre me Facebook-un, kompaninë mëmë të WhatsApp. Por rezultoi se nuk ishte kështu.

Kushtet e reja zbatohen vetëm për mesazhet që ju u dërgoni bizneseve. Facebook dhe WhatsApp do të vazhdojnë të mos kenë akses te mesazhet, thirrjet, vendndodhja dhe grupet tuaja private.

“Mesazhet me bizneset janë të ndryshme nga mesazhet me familjen ose miqtë tuaj. Disa biznese të mëdha duhet të përdorin shërbime pritëse për të menaxhuar komunikimin e tyre,” -tha WhatsApp në një postim në blog. "Kjo është arsyeja pse ne po u japim bizneseve mundësinë të përdorin shërbime të sigurta pritëse nga Facebook për të menaxhuar bisedat e WhatsApp-it me klientët e tyre, për t'iu përgjigjur pyetjeve dhe për të dërguar informacione të dobishme si faturat e blerjes.

Por, nëse komunikoni me një biznes me telefon, email ose WhatsApp, ai mund të shohë se çfarë po thua dhe mund t'i përdorë ato informacione për qëllimet e veta të marketingut, të cilat mund të përfshijnë reklama në Facebook."

Kompania thotë se do t’i etiketojë qartë bisedat me bizneset që zgjedhin të përdorin shërbimet pritëse nga Facebook, për t'u siguruar që përdoruesit janë të vetëdijshëm kur të dhënat e tyre mund të ndahen.

Të këshilluara

Sa kushton një minut për Apple dhe Google

Big Tech pati një vit të madh suksesi në 2020-ën, pasi pandemia nuk i ndaloi 7 kompanitë më të mëdha të teknologjisë të rriteshin në vlerën $3.4 trilionë në tot...

13:38

Dita kur vera franceze humbi kurorën e saj

Gjykimi i Parisit: Prova që ndryshoi shijen e verës përgjithmonë Në një hotel të Parisit 45 vjet më parë, disa nga ekspertët më të mëdhenj të verës në Francë...

15:08

Instagram do të vij me një version të ri

Për të mbrojtur më mirë privatësinë dhe sigurinë e përdoruesve të mitur në platformë, Instagram thuhet se tani po zhvillon një version për fëmijë të aplikacioni...

16:29

TikTok sërish probleme me përdoruesit

TikTok po përballet me një sfidë ligjore nga ish-komisionerja e fëmijëve për Anglinë, Anne Longfield, mbi mënyrën se si i mbledh dhe përdor të dhënat e fëmijëve...

13:48

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI