Flash

Misteri i vdekjes së shqiptarit në një bodrum me kanabis ne Britani

Lapsi.al 14 May 2021
Misteri i vdekjes së shqiptarit në një bodrum me kanabis ne

Mbetet e mbuluar nga misteri vdekja e një të riu shqiptar në një bodrum të mbushur me bimë kanabisi në Sheffield të Britanisë së Madhe. Trupi i 32-vjeçarit Adriatik Balliu u gjet në 12 korrik të vitit të kaluar brenda një shtëpie në Rockley Road pasi ai u denoncua i zhdukur nga gruaja e tij që nuk e shihte prej 2 ditësh.

Pas informacioneve të gruas së tij policia gjeti trupin e pajetë në fund të shkallëve të një bodrumi. Brenda tij kishte 88 bimë kanabis. Balliu ishte zhvendosur nga Shqipëria në Britaninë e Madhe me gruan e tij në mars 2019.

Ai kishte një vajzë të vogël kur humbi punën në një lavazh për shkak të pandemisë. Gruaja dëshmoi se ai ishte i stresuar për shkak se babai i tij ishte i sëmurë në Shqipëri dhe për këtë arsye nisi një punë tjetër në fshehtësi.

"Në të vërtetë ai nuk foli kurrë për atë punë që bënte me gruan e tij. Ajo ishte e vetëdijshme se ai po bënte diçka në lidhje me drogën pasi ai vinte në shtëpi me erë kanabisi" – tha prokurorja e çështjes. Policia nuk gjeti asnjë arsye, rrethanë të dyshimtë ose përfshirje të ndonjë pale të tretë në vdekjen e tij. ©LAPSI.al

The man was last seen by his family two days before his death

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI