Flash

Jeni i dypunësuar apo keni të ardhura mbi 2 milionë lekë? Drejtoria e Tatimeve jep njoftimin e rëndësishëm

Lapsi.al 14 May 2021
Jeni i dypunësuar apo keni të ardhura mbi 2 milionë lekë?

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën një njoftim të rëndësishëm për të gjithë individët që jetojnë në Shqipëri, rezidentë dhe jo rezidentë, që nëse fitojnë mbi 2 milionë lekë të reja në vit, ose janë të dypunësuar, të plotësojnë formularin DIVA 2020.

Sipas DPT, duhet të plotësojnë DIVA 2020, individët rezidentë dhe jo rezidentë në Republikën e Shqipërisë, të cilët gjatë vitit 2020 kanë realizuar të ardhura, nga të gjitha burimet, brenda dhe jashtë Shqipërisë, në shumën 2 mln Lekë e më tepër.

Gjithashtu, detyrimin për dorëzimin e DIVA e kanë gjithashtu edhe individët jo rezidentë, të cilët realizojnë të ardhura të tatueshme, me burim në Republikën e Shqipërisë, në shumën 2 mln Lekë e më tepër.

DIVA 2020 duhet të deklarojnë pavarësisht se totali i të ardhurave të tyre gjatë këtij viti kalendarik është nën 2mln Lekë, edhe individët rezidentë apo jo rezidentë, të cilët kanë qenë të punësuar në më shumë se 1 punëdhënës.

Të gjithë individët duhet të bëjnë deklarimin online të të ardhurave të tyre personale, kur ato i kalojnë 2 milionë lekë (DIVA-Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave).

Të këshilluara

Aksidentohet një 11-vjeçar në Elbasan

Një aksident ka ndodhur në Elbasan mesditën e sotme. Raportohet se një motor ka përplasur një fëmijë në fshatin Labinot mal. I mituri po transportohet drejt ...

14:14

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI