Flash

Holanda kundër liberalizimit të vizave për Kosovën: Ka probleme me korrupsionin dhe krimin

Lapsi.al 14 May 2021
Holanda kundër liberalizimit të vizave për Kosovën: Ka

Holanda mbetet një ndër problemet kryesore të mos-liberalizmit të vizave për kosovarët. Ministria e Jashtme e këtij shteti, ka thënë se pozicionin kundër ecjes së lirë në Schengehn, e mbajnë pasi që vendin tonë e konsiderojmë me nivel të lartë korrupsioni e krimi të organizuar.

“Deri më tani, nuk ka mbështetje të mjaftueshme për liberalizimin e vizave për Kosovën në Këshill. Siç e dini, liberalizimi i vizave është një proces teknik, i drejtuar nga standardet, në të cilin një vend duhet të përmbushë të gjitha kriteret paraprake përpara se Këshilli të vendosë t’i heqë vizat. Gjatë diskutimit të fundit për këtë çështje në vitin 2018, Holanda arriti në përfundimin se vërtetimi i Komisionit mbi historikun e Kosovës kundër nivelit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar siç përcaktohet në raportin e Komisionit nuk ishte ende mjaft bindës”, - thuhet në një përgjigje të Ministrisë së Punëve të Jashtme për RTV Dukagjini.

Njohësi i çështjeve të integrimeve evropiane, Demush Shasha, thotë se i kemi ofruar mjaft argumente shteteve skeptike si Holanda, se Kosova ka probleme në sundimin e ligjit. Ndryshe mendon analistit politik, Emir Abrashi, i cilit thotë se Kosovës po i bëhet padrejtësi e madhe sa i përket liberalizimit të vizave. Parlamenti Evropian, vazhdimisht ka bërë thirrje që Kosovës sa më shpejtë t’i liberalizohen vizat, por vendimi i Këshillit të Ministrave vazhdon të jetë i pandryshueshëm.

Të këshilluara

Aksidentohet një 11-vjeçar në Elbasan

Një aksident ka ndodhur në Elbasan mesditën e sotme. Raportohet se një motor ka përplasur një fëmijë në fshatin Labinot mal. I mituri po transportohet drejt ...

14:14

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI