Flash

VIDEO/ Grabitja që ka tronditur Greqinë, autorët nuk folën greqisht kur ikën

Lapsi.al 13 May 2021
VIDEO/ Grabitja që ka tronditur Greqinë, autorët nuk folën

Një grabitje në qytezën Glyka Nera në periferi të Athinës ka tronditur Greqië. Autorët hynë në banesën e një piloti helikopterësh 32-vjeçar ku dhunuan dhe lidhën të zotin e shtëpisë duke e kërcënuar se do t’i vrisnin vajzën 11-muajshe nëse nuk u tregonte paratë. Në këto momente ka ndërhyrë bashkëshortja e tij e cila ka kërkuar të mbrojë fishnjën, por njëri nga autorët i ka vënë një leckë në gojë duke e mbytur atë.

Viktima është një 20-vjeçare që humbin jetën për shkak të asfiksisë. Tashmë ekspertët më të mirë të policisë greke janë vënë në ndjekje të 3 autorëve. Oficerët e Policisë greke kanë zbuluar se autorët e krimit mbanin kapuçë. Fillimisht ata varën qenin e familjes në kangjella dhe hynë në banesë përmes dritares së bodrumit.

“Unë u thashë atyre se ku i kisha fshehur paratë në mënyrë që gjithçka të mbaronte shpejt. Dëgjova gruan time që ulërinte vazhdimisht për ndihmë e lidhur në shtrat teksa unë isha lidhur në dysheme. Ne bërtisnim. Foshnja po qante, gruaja ime po qante ndërsa ata po kërkonin shtëpinë për të gjetur më shumë para dhe bizhuteri. Papritmas ata u larguan nga dhoma dhe unë nuk e dëgjova më zërin e gruas sime” – rrëfeu 32-vjeçari për mediat.

Sipas dëshmive të tij të deritanishme, tre autorët e krimit flisnin greqisht në mënyrë “të pastër”, por ai tha se kur u larguan folën në një gjuhë tjetër. Ekspertët po verifikojnë materialin gjenetik që kanë lënë vrasësit në rroba apo sende. Policia tha se ka në dispozicion një video, në të cilën është regjistruar figura e një bashkëpunëtori të katërt që pinte duhan jashtë shtëpisë. Ende po hetohet nëse sulmi ka të bëjë me një blerje të fundit nga çifti i një toke prej 100 mijë euro dhe punën që do të fillonte në të. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Greqia hap kufirin me Maqedoninë

Greqia vendos rihapjen e pikës kufitare me Maqedoninë. Nga nesër pika kufitare me Greqinë, Evzoni do të jetë e hapur për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Kryem...

19:34

Aksident në Vorë, një i plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e së enjtës në Vorë. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, e për pasojë njëra prej tyre ka dalë ng...

19:27

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI