Flash

Një bandë shqiptaro-greke qëndron pas grabitjes dhe vrasjes së 20-vjeçares

Lapsi.al 13 May 2021
Një bandë shqiptaro-greke qëndron pas grabitjes dhe vrasjes

Mediat greke shkruajnë se një bandë shqiptaro – greke është ajo që kreu krimin e tmerrshëm të 11 majit në Glyka Nera, një qytezë në periferi të Athinës. Bëhet fjalë për një grabitje ku 3 persona hynë në një banesë dhe pasi lidhën një çift të ri i morën jetën gruas 20-vjeçare, nënë e një vajze 11-muajshe duke e mbytur.

Gazeta “Protothema” shkruan se hetuesit kanë arritur të identifikojnë bandën nëpërmjet gjurmëve të ADN-së të lënë në rroba nga grabitësit. Sipas të njëjtave burime bëhet fjalë për një bandë që kryen grabitje të herëpashershme në Athinë dhe që merret edhe me trafik kanabisi dhe që epiqendrën e kanë në verilindje të Atikës.

“Protothema” shkruan se karakteristikë e kësaj bande është përdorimi i dhunës së tepruar, rrahjet dhe lidhja e viktimave të tyre me litarë. Për të shpëtuar, ata përdorin rrugë specifike dhe rrugica të vogla, duke shmangur bulevardet në mënyrë që të mos bien përballë me postblloqe policie ose të "fiksohen" nga kamerat e trafikut. Gazeta shkruan se në listën e të dyshuarve që po filtrohet orë pas ore kanë qenë 100 persona. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: VIDEO/ Grabitja që ka tronditur Greqinë, autorët nuk folën greqisht kur ikën

Të këshilluara

Greqia hap kufirin me Maqedoninë

Greqia vendos rihapjen e pikës kufitare me Maqedoninë. Nga nesër pika kufitare me Greqinë, Evzoni do të jetë e hapur për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Kryem...

19:34

Aksident në Vorë, një i plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e së enjtës në Vorë. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, e për pasojë njëra prej tyre ka dalë ng...

19:27

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI