Flash

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Shpëlarja e trurit/ Bluzat e bardha i japin çmim Edi Ramës për Ditën Botërore të Infermierit

Lapsi.al 12 May 2021
Shpëlarja e trurit/ Bluzat e bardha i japin çmim Edi Ramës

Mandati i tretë i ka dhënë Edi Ramës tisin e një politikani, të cilin do të jetë e vështirë, për të mos thënë e pamundur, ta shkulin nga pushteti për një kohë të gjatë. Vetë Rama e ka thënë disa herë se punën e kryeministrit e koncepton si të ishte në rolin e një babai për kombin, në kushtet e pandemisë.

Për pasojë, kanë nisur të shfaqen në aktivitete publike, simptomat e para të shpëlarjes së trurit që shoqërohet me skena qesharake. E tillë ka qenë sot ajo e bluzave të bardha që u mblodhën për një aktivitet për Ditën Botërore të Infermierëve dhe pas një viti të lodhshëm në pandemi, vendosën t'i japin çmim.... kryeministrit Edi Rama.

Fatmirësisht, Rama tregoi se ia ka dalë të qëndrojë esëll nga propaganda që prodhon vetë dhe e ka refuzuar çmimin, duke i paralajmëruar infermierët se nëse do ta kishte pranuar, kjo do t'i çonte në Portokalli. Në momentin që i kanë dhënë çertifikatën dhe një llampë në shenjë simbolike, ai ka refuzuar atë me pretekstin se do ta marrë kur rrogat e infermierëve të rriten më 40%.

"Tani me lejen tuaj unë nuk do ta marr çmimin. E refuzoj ta marr sepse nuk më takon. Duke qenë se ju nuk doni ta lini në siklet Presidenten, certifikatën ta mbajë edhe unë do ta marrë pasi rroga të jetë rritur 40%. Të paktën të ketë një arsye se të vij unë këtu dhe çmimin ta marrë prapë unë, kjo do të na çojë në Portokalli. E di xhan e di. Unë nuk e marr se nuk e meritoj. Nuk ka shans që të vij këtu sot për t’ju nderuar ju dhe i vetmi që marr nderim jam unë. Llambën do ta marr sepse do më kujtoj që të marr certifikatën kur të rris pagën me 40%" u shpreh Rama, të cilin më pas e përdorën për të shpërndarë çmimet e tjera.

Të këshilluara

Gjermania ndryshon rregullat anticovid

Gjermania ka ndryshuar rregullat për të gjithë personat që duan të hyjnë në vend. Të vaksinuarit ose ata që e kane kaluar COVID-19 nuk do të duhet të testohen o...

19:00

Aksident në Golem, përplasen tre automjete

Një aksident ka ndodhur pak më parë në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, ku janë përfshirë tri automjete. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale...

18:41

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI