Flash

Kërcënoi se do të hidhej nga skela e Muzeut Kombëtar, policia negocion dhe zbret qytetarin

Lapsi.al 12 May 2021
Kërcënoi se do të hidhej nga skela e Muzeut Kombëtar,

Një person hipi tek skelat e Muzeut Kombëtar në qendër të Tiranës dhe kërcënoi se do të hidhet nga lartësia nëse nuk i firmoset një kontratë pune. Qytetari u ngjit në skelat që shërbejnë për rikonstruktimin e godinës së muzeut. Ai deklaroi se do të hidhej pasi nuk i është firmosur një kontratë pune, megjithëse janë ende të paqarta motivet e sakta që e kanë shtyrë të ndërmarrë një veprim të tillë.Policia bën me dije se kanë marrë njoftim rreth orës 09:30 se një qytetar, i identifikuar si Admir Jahelezi, rreth 40 vjeç kërcënon të hidhet nga lartësia.

Mësohet se pas negociatave të bluve të kryeqytetit, Jahelezi ka zbritur nga skela.

Të këshilluara

Plagoset me armë 33-vjeçari në Korçë

Një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Korçë. Paraprakisht thuhet se i plagosur ka mbetur shtetasi Marsel Ruçi, i cili aktuali...

23:22

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI