Flash

Të shtëna me armë, 1 kg kokainë e sekuestruar dhe dy të arrestuar, çfarë ndodhi me operacionin antidrogë në Durrës

Lapsi.al 11 May 2021
Të shtëna me armë, 1 kg kokainë e sekuestruar dhe dy të

Një operacion antidrogë është zhvilluar në zonën e plazhit, lagjia nr.13 e qytetit të Durrësit, ku janë arrestuar dy persona. Policia bën me dije se ka vënë në pranga Vilson Memini 29 vjeç dhe Ergis Shehu, 30 vjeç si dhe ka sekuestruar deri tani rreth një kilogramë kokainë. Mësohet se këta persona ishin nën vëzhgimin e policisë, derisa kjo e fundit ka pritur momentin për t’i arrestuar. Dy të arestuarit, të cilët sipas policisë janë me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikeve kanë kundërshtuar me dhunë policinë dhe kanë tentuar të largohen. Ndërkohë në këtë moment një prej punonjësve të policisë ka qëlluar në ajër për t'i neutralizuar. Ndërkohë të arrestuarit po dërgohen në Drejtorinë e Policisë, teksa vazhdon operacioni antidrogë.

Njoftimi policise 

Policia e Durrësit ishte në operacion në lagjen nr 13 Plazh për të kapur një grup që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike Kokainë . Gjatë operacionit dy persona me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikeve kanë kundërshtuar me dhunë policinë dhe kanë tentuar të largohen ndërkohë që një prej punonjësve të policisë ka qëlluar në ajër për ti neutralizuar. Policia ka prangosur dy persona , V.M., 29 vjeç dhe E.SH., 30 vjec dhe ka sekuestruar deri tani rreth një kilogramë kokainë. Vijon operacioni

Të këshilluara

VIDEO para vrasjes në Tiranë

Del video kur Marjus Dema shkon me pistoletë në dorë në drejtim të tavolinës së lokalit ku është ulur 27-vjeçari Mehmet Qema dhe disa nga miqtë e tij. Ngjarj...

11:23

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI