Flash

Yuri Kim na mban me shpresë: Reforma e vështirë, por po jep rezultate. Nuk ka vend për të korruptuarit në sistemin e drejtësisë

Lapsi.al 10 May 2021
Yuri Kim na mban me shpresë: Reforma e vështirë, por po jep

Në Ditën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ambasadorja amerikane, Yuri Kim, tha se institucionet e reja të drejtësisë në Shqipëri, funksionojnë në mënyrë kuptimplotë.

“Reforma në drejtësi po ecën përpara hap pas hapi. Institucionet tani po funksionojnë falë jush dhe po japin rezultate konkrete për popullin shqiptar.

Publiku duhet të jetë përfituesi më i madh i punës së bëri nga të gjithë ju. Drejtësia dhe funksionimi i ligjit duhet t’i shërbejnë njerëzve. Dua t’ju falënderoj për punën e bërë deri më tani.

Reforma në drejtësi ka bërë shumë përpara por mbetet ende për të bërë. Ka qenë një rrugë e vështirë dhe përgjatë rrugës kemi pasur biseda të vështira. Por këto kanë ardhur nga një mik. Ju keni paguar një çmim të lartë dhe dëshiroj t’ju falënderoj për këtë.

Është koha që ju të tregoni se jeni të pandikuar nga politika, nuk ka vend për korrupsion dhe aktorë korrupsioni në sistemin e drejtësisë. Shqipëria ka tashmë një kornizë të plotë ligjore në përputhje me standardet më të lartë”, tha Kim.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI