Flash

Del VIDEO e atentatit në Vlorë ku u ekzekutua Bledar Birçaj

Lapsi.al 10 May 2021
Del VIDEO e atentatit në Vlorë ku u ekzekutua Bledar Birçaj

Emisioni “Opinion” ka publikuar videon e momentit të atentatit që tronditi Vlorën mesditën e së hënës ku u ekzekutuar Bledar Birçaj.

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme makina e viktimës ka qenë duke kaluar në zonën e Lungomares, kur i është prerë rruga.

Dy autorët, të veshur me të zeza, kanë dalë nga makina e tyre, duke qëlluar me breshëri ndaj viktimës.

Pasi autorët janë tërhequr, personi që ende nuk është identifikuar, i cili shoqëronte 40-vjeçarin është laguar nga mjeti.

Një moment ai ka kthyer kokën pas, e më tej ka vijuar rrugën. Autorët kanë hipur në makinë dhe kanë larguar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI