Flash

Covid, rihapen të gjitha shkollat në Greqi

Lapsi.al 10 May 2021
Covid, rihapen të gjitha shkollat në Greqi

Shkollat fillore dhe çerdhet si dhe kolegjet në të gjithë Greqinë u rihapën sot, katër javë pas gjimnazeve, pas gjashtë muajve të mbyllura si pasojë e masave kufizuese.

Para kthimit në klasa, nxënësi si dhe personeli i mësuesve dhe ai administrativ duhet të paraqesin dy herë në javë, të hënën dhe të enjten, rezultatin negativ të autotesteve të tyre të disponueshme falas në farmaci.

Nxënësit filluan rrugën e tyre sot në mëngjes. Gjimnazet ishin rihapur tashmë me të njëjtat kushte që prej 12 prillit. Të gjitha institucionet arsimore në Greqi ishin mbyllur që prej 7 nëntorit me vendosjen e një kufizimi strikt dhe mësimi është zhvilluar online që prej asaj kohe.

Gjatë këtyre gjashtë muajve, shkollat fillore dhe kolegjet janë rihapur vetëm për disa ditë, para se të rimbylleshin për shkak të situatës shëndetësore. Qeveria greke filloi në prill të lehtësonte masat kufizuese të marra në nëntor duke lejuar rihapjen e shumicës së bizneseve me pakicë përveç qendrave tregtare.

Tarracat e kafeneve dhe restoranteve u rihapen më 3 maj. Këtë fundjavë, plazhet private mirëpritën përsëri vizitorët, ndërsa muzetë do të rihapen më 14 maj, kinematë në ajër të hapur më 21 maj me kapacitet të reduktuar dhe teatrot më 28 maj.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI