Flash

Dalin shifrat e ditës/ Bien infektimet dhe vdekjet nga covid në Shqipëri

Lapsi.al 9 May 2021
Dalin shifrat e ditës/ Bien infektimet dhe vdekjet nga covid në

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1,952 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 57 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 6 në Korçë, 5 në Devoll, nga 4 raste në Lushnje, Vlorë, nga 3 raste në Memaliaj, Gramsh, nga 2 raste në Vorë, Pogradec, Mallakastër, Fier, Shkodër, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Berat, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, Pustec, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 963 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 117,089 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 107 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 1 qytetar 64 vjeç nga Tirana nuk e ka fituar betejën me covid19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Statistika (09 Maj 2021)

Raste të reja ditore 57

Të shëruar në 24 orë 963

Të shtruar në spitale 107

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 1,952

Testime totale 658,828

Raste pozitive 131,723

Raste të shëruara 117,089

Raste Aktive 12,222

Humbje jete 2,412

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 10244

Shkodër 341

Fier 294

Korçë 234

Gjirokastër 245

Durrës 199

Vlorë 189

Elbasan 134

Lezhë 101

Berat 91

Dibër 85

Kukës 65

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI