Flash

Mbrojtja e krerëve të UÇK në Hagë, debate në Kosovë për transparencën e shpenzimeve

Lapsi.al 8 May 2021
Mbrojtja e krerëve të UÇK në Hagë, debate në

Publikimi i shifrave të shpenzimeve për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë po kundërshtohet nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por ky veprim i Ministrisë së Drejtësisë po konsiderohet si veprim i duhur nga shoqëria civile, pasi vlerësohet se çdo cent i buxhetit të Kosovës duhet të jetë transparent për publikun.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku udhëzimin administrativ e sheh si njw akt mund ta dëmtojë mbrojtjen.

“Ne mendojmë se kjo nuk i shkon në të mirë të mbrojtjes, mund ta dëmtoj mbrojtjen sepse kur dihet se kush apo sa avokatët marrin, natyrisht që mobilizohet më shumë Prokuroria sepse Prokuroria ka qëllim të gjej fajtor edhe kur nuk janë asgjë ilegale, nuk është asgjë e jashtëligjshme, nuk është çdo gjë që është bërë dhe çdo pagesë që është bërë, është bërë në bazë të ligjit që e kanë votuar vetë institucionet dhe më duket e paarsyeshme sepse kanë mundur t’i publikojnë pas përfundimit të proceseve”.

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj thotë se publikimi nuk e dëmton aspak mbrojtjen.

“ Në bazë të Kushtetutës dhe në bazë të ligjeve të Kosovë çdo mjet që është publik, në këtë rast shpenzimet publike duhet të jenë transparente dhe publiku duhet të informohet se si shpenzohet para publike.

Avokati i akredituar nga Dhomat e Specializuara në Hagë, Artan Çerkini deklaron se bërja publike e shpenzimeve lidhur me mbrojtjen e të akuzuarve në Dhomat e Specializuara duhet të bwhet rast pas rasti.

“Çdo gjë që paguhet nga buxheti i Kosovës duhet të jetë transparente, por mos të harrojmë që procedurat gjyqësore sidomos këto të Gjykatës Speciale i kanë specifikat e veta. Pra, parimisht duhet bërë publike por publiciteti i shpenzimeve dhe vendimi për të bërë publike shpenzimin e caktuar lidhur me mbrojtjen e të akuzuarve në Dhomat e Specializuara duhet të merret rast pas rasti sepse mund të ndodh që në disa raste vetë shpenzimi që është bërë ta tregoj veprimin që është ndërmarrë dhe nganjëherë mbrojtja dëshiron që ato shpenzime t’i mbaj sekrete deri në një fazë të caktuar të procedurës.

Mbi një milionë e 500 mijë euro janë dhënë deri më tani nga shteti i Kosovës për të paguar avokatët e të akuzuarve nga Gjykata Speciale. Këto shifra u bënë të ditura javën që shkoi nga Ministria e Drejtësisë, pasi ishte marrë vendimi për deklasifikim të këtyre dokumenteve.

Kësaj liste për nga shpenzimet i prin avokati i Hysni Gucatit, Jonathan Rees. Pagesa e ekzekutuar për të është 315 mijë euro. Pas tij, vjen mbrojtja e Rexhep Selimit David Young, që është paguar nga shteti me 287 mijë euro. Një shifër e madhe është e ndarë edhe për njërin nga avokatët që po e mbron ish-presidentin Thaçi në Gjykatën Speciale. Pierre R. Prosper, deri më tani është paguar mbi 251 mijë euro. E shuma që për gjysmë viti është ndarë për avokatin e Jakup Krasniqit është për mbi 242 mijë euro.

Kurse më së paku nga këta sipas këtyre të dhënave është paguar njëri nga tre mbrojtësit e ish-kryeparlamentarit e ish-shefit të SHIK-ut, Ben Emmerson. Britaniku Ben Emmerson që po e mbron Kadri Veselin është paguar më shumë se 31 mijë euro. Deri më tani janë aprovuar 1.114.257.35 euro, derisa mbrojtja e përmendur më lart ka tërhequr nga llogaria 464.600 mijë euro./ Tch

Të këshilluara

Mbytet një pushues në plazhin e Shëngjinit

Një ngjarje e rëndë u shënua gjatë ditës së sotme në plazhin e Shëngjinit. Një pushues mësohet se ka humbur jetën në rrethana ende të pasqaruara. Sikundër mësoh...

18:11

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI