Flash

Liderët europianë kritika SHBA-së për vaksinat: Mos mbani stoqe por dhuroni doza për shtetet në nevojë

Lapsi.al 8 May 2021
Liderët europianë kritika SHBA-së për vaksinat: Mos mbani

Nga Porto liderët europianë u bënë thirrje SHBA-ve dhe Britanisë se madhe që të eksportojnë vaksinat e tyre edhe në vendet e varfra në nevojë dhe jo të mbajnë stoqe të panevojshme.

Gjatë samitit në qytetin portugez presidenti francez Emmanuel Macron tha se heqja dorë nga të drejtat e pronës intelektuale mbi vaksinat ishte një zgjidhje afatgjatë. Macron i’u përgjigj kritikave për ritmin e ngadaltë të vaksinimeve duke argumentuar se “anglo-saksonët po bllokojnë shumë prej përbërësve” të nevojshëm për të prodhuar vaksina, duke i’u referuar Washingtonit dhe Londrës.

“Sot, 100% e vaksinave të prodhuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë për tregun Amerikan. Ne jemi më bujarët në botën e kombeve të zhvilluara. Europa duhet të jetë krenare për veten e saj”, tha Macron.

Edhe kryeministri italian Mario Draghi u shpreh se ndarja e vaksinave për vendet e varfra është parësore dhe për dhënien e patentave do të duhet më shumë informacion.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se ideja e Presidentit Joe Biden ishte “e pamjaftueshme dhe se duhet të jetë më ambicioze”.

SHBA ka dekurajuar eksportet e vaksinave të prodhuara në Amerikë në mënyrë që të mund të vaksinojë fillimisht popullsinë e saj.

BE është bërë dhuruesi kryesor në botë, duke u bërë edhe objekt i kritikave të popullsisë në union për ritmin e ngadaltë të vaksinimeve.

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, plagoset një vajzë

Një automjet ka përplasur një këmbësore në qytetin e Lezhës. E reja është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes....

20:37

Mbytet një pushues në plazhin e Shëngjinit

Një ngjarje e rëndë u shënua gjatë ditës së sotme në plazhin e Shëngjinit. Një pushues mësohet se ka humbur jetën në rrethana ende të pasqaruara. Sikundër mësoh...

18:11

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI