Flash

Rama tregon përse Shqipëria mori vaksinën ruse

Lapsi.al 6 May 2021
Rama tregon përse Shqipëria mori vaksinën ruse

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Firence të Italisë ditën e sotme në Konferencën Vjetore “State of the Union” organizuar nga Instituti i Universitetit Europian. Ai ka dhënë shpjegim se përse Shqipëria pranoi të merrte vaksinën ruse Sinovac për vaksinimin masiv të qytetarëve.

Rama theksoi se Shqipëria dhe vende të Ballkanit u lanë jashtë mekanizmit të shpërndarjes dhe në këtë situatë vendi ynë bëri përpjekje individuale për të marrë vaksina në një kohë që vendi po kalonte momente të vështira prej pandemisë së COVID-19.

“Ne u lamë jashtë shpërndarjes së vaksinave, kjo fqinjësi në mes të Evropës ishte e izoluar nga pjesa tjetër sa i takon përballimit të pandemisë dhe na u desh vetë të bënim përpjekjet tona, ia dolëm mirë bëmë kontrata. Ne nuk morëm Sinovc nga Kina por nga një distributor në Turqi. Marrëdhëniet tona me Kinën janë normale dhe normalja në këtë marrëdhënie është që nuk ka asgjë speciale”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI