Flash

Dash Shehi: Patronazhistët, krimi më i rëndë i zgjedhjeve, një legen i vogël që të ndjek...

Lapsi.al 6 May 2021
Dash Shehi: Patronazhistët, krimi më i rëndë i zgjedhjeve,

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi thotë se përmes patronazhistëve, PS kontrolloi jetën e qytetarëve dhe ky është një nga aktet më të rëndë të zgjedhjeve që sapo kaluan.

“Nuk është puna që dy tifozë, një i PS-së dhe një i PD-së dhe ky i PS është më xheneroz hedh pare për partinë edhe mund atë kurnacin e PD-së. Nuk është kështu sepse do të ishte shumë e bukur, do të ishte edhe shumë e thjeshtë, por nuk është kjo.

Puna është që ky i PS duke qenë në pushtet përdor qeverinë, paratë e qeverisë, influencën e administratës, me këta patronazhistët... ça ishin këta? Ky është sigurim shteti. Ky është kontroll deri në detaje deri në qelizë e shoqërisë shqiptare.

Nga të gjithë krimet që ka bërë Edi Rama në këto zgjedhje, për mua ky është më i rëndi. Të tjerët mund të thonë gjëra të tjera. Mua më shqetëson kur t’i merr kurajë të përgjosh 900 mijë banorë, nëpunësin tënd, prokurorin tënd të mos kursesh nëpunësin e lartë të shtetit, as atë se ka kursyer.

I ka thënë të vë një legen të vogël të zonës të të përgjojë ty të jesh kush të jesh, për të krijuar idenë që partia, ne që të vunë aty, jemi më të fortë sesa ty” - tha Shehi në "Opinion". ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI