Flash

Dalin PAMJET/ 58-vjeçari i preu rrugën gruas me kallashnikov sa doli nga gjykata e Elbasanit

Lapsi.al 6 May 2021
Dalin PAMJET/ 58-vjeçari i preu rrugën gruas me kallashnikov sa doli

ABC ka publikuar pamjet e para nga momenti i vrasjes së ndodhur ditën e enjte në Elbasan ku Liljana Buzo 54-vjeç u ekzekutua nga bashkëshorti i saj Koço Buzo. Nga pamjet në zonë duket momenti kur ai i ka ndërprerë rrugën të ndjerës, teksa në një dorë mbante një thikë ndërsa në tjetrën kallashnikovin.

Burimet bëjnë me dije se autori e ka goditur gruan fillimisht me thikë në fyt dhe më pas e ka qëlluar me kallashnikov. E ndjera u qëllua sapo doli nga gjykata e Elbasanit ku po zhvillonte një seancë për divorcin që kishte nisur me personin që i mori jetën pasditen e sotme.

Ndërkohë policia ka mundur që të vërë në pranga autorin e krimit 58-vjeçarin Koço Buzo. Ky i fundit plagosi gjithashtu edhe dy persona, një prej të cilëve avokati i gruas, Gëzim Toçila, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Pasi qëlloi 7 herë ndaj bashkëshortes, avokatit dhe kalimtarit, Buzo ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes por është arrestuar nga forcat e rendit. Viktima ka lënë pas tre fëmijë, një vajzë 26-vjeçare si dhe dy djem, 20 dhe 18-vjeçar.

Koço dhe Liljana Buzo do të divorcoheshin me kërkesë të bashkëshortes. Ka qenë Liljana që kishte nisur procedurat e divorcit. Edhe pse ishte kërcënuar nga 58 vjecari mbrëmjen se së mërkurës që të mos shkonte në gjykatë ajo mori pjesë në seancën e parë, atë të pajtimit.

Koço Buzo ish-polici i bëri priti 50 metra larg gjykatës tek rruga “Ismail Dërbova”. Koço Buzo ka qenë i përjashtuar nga radhët e policisë. Ndërsa njihet si person i dhunshëm dhe përdorues alkooli. Ndërsa e shoqja kishte punuar më herët si infermiere në spitalin “Xhaferr Kongoli”. /ABC

https://youtu.be/Q1_pd4KI2ME

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI