Flash

Lëvizje në selinë blu, Basha thërret në takim krerët e PD-së në rrethe dhe sekretarët e degëve

Lapsi.al 3 May 2021
Lëvizje në selinë blu, Basha thërret në takim

Kreu i PD Lulzim Basha mësohet se ka thirrur në takim kryetarët dhe sekretarët e degëve në selinë blu. Kujtojmë se gjatë ditë së sotme ai pati një takim me shefen e misionit të vëzhgimit të ODIHR, Ursula Gacek si dhe ambasadorin italian. Takimi i Bashës me krerët e PD-së ka në fokus diskutimin e vijimit të aksionit opozitar dhe dokumentimin e shkeljeve gjatë procesit zgjedhor të 25 prillit. PD pritet që të përgatisë një dosje voluminoze për këto zgjedhje, që do t'ja vendosë më pas në dispozicion institucioneve ndërkombëtare të monitorimit të zgjedhjeve, si dhe do të bëjë kallëzim në organet shqiptare të drejtësisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI