Flash

Si e shohin ekspertët e huaj “non paper” për ndryshimin e kufijve në Ballkan

Lapsi.al 2 May 2021
Si e shohin ekspertët e huaj “non paper” për ndryshimin e

Ekspertët e huaj kanë komentuar “non paper”-in që qarkullon në BE dhe që po përflitet si marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë. Eksperti amerikan për Ballkanin, David Phillips thotë se te kjo marrëveshje, SHBA-ja nuk ka asnjë rol.

“Ky non paper nuk adreson asnjë rol të SHBA gjatë procesit të ndërmjetësimit. Ndërmjetësimi i BE-së më vete nuk ka rezultuar efektiv në të kaluarën. Pa angazhiin e fuqishëm të SHBA-ve, palët nuk kanë gjasa të arrijnë një marrëveshje dhe nëse e arrijnë, nuk ka gjasa të kenë vullnetin politik për të ndërmarrë hapa për ta zbatuar një marrëveshje” - tha ai.

Ndërsa, Lukas Mandl, deputeti i Parlamentin Evropian thotë se publikimi i këtyre marrëveshjeve dhe letrave nuk kanë një qëllim të pastër dhe se gjëja më e rëndësishme është pozicionimi i vendeve të BE-së përballë “non paper”-it.

“Unë nuk do të marr pjesë në këtë strategji të re, për të ndikuar situatën në Ballkanin Perëndimor në një mënyrë të keqe përmes letrave të çfarëdo burimi, të cilat kanë për qëllim të shkaktojnë një lojë faji.

Unë e kuptoj Gjermaninë dhe Francën që e mohojnë të jenë autorë të këtij punimi. E rëndësishme për punën time parlamentare të përditshme janë pozicionet reale të këtyre dy vendeve dhe të gjithë 25 vendeve të tjera anëtare të BE-së dhe të kolegëve të mi në Parlamentin Evropian”, u shpreh ai.

Në gjuhën e institucioneve evropiane, “non-paper” është dokument joformal, zakonisht pa theksim të qartë, i cili ekspozohet në negociata të mbyllura brenda institucioneve të BE-së, veçanërisht në Këshillin e Ministrave, në mënyrë që të kërkohet marrëveshja për ndonjë çështje të kontestuar procedurale ose politike. “Non-paper” është formë e zakonshme komunikimi e një ose më shumë anëtareve të BE-së rreth një çështjeje të caktuar.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI