Flash

Lutja e Elonës nga kampi sirian: Na ktheni në Shqipëri

Lapsi.al 2 May 2021
Lutja e Elonës nga kampi sirian: Na ktheni në Shqipëri

Në një kohë kur duket se çështja siriane është lënë në të shkuarën, në shumë shtete europiane si Danimarka, po procedohet me kthimin e shtetasve siriane në vendin e tyre me argumentin se lufta ka mbaruar dhe tani më Siria është një vend i sigurt… por pikërisht në këto kohë, na vijnë disa mesazhe zanore nga shtetaset tona shqiptare të mbetura aty, si një kujtesë se asgjë nuk ka mbaruar.

“Do zoti bashkohemi një ditë. Dëgjo baba, unë dua të vij. Nëse dëgjon dikë që thotë aty se nuk dua të vij, ata duan të të mashtrojnë ty. Ta kesh 100% të sigurt që dua të vij dhe mezi po pres… Edhe fëmijët gjynah thonë: “Hë ma, kur do ikim, kur do ikim, kur do ikim… te nëna, te gjyshi, te tezja?Kur do ikim,thonë. Edhe ju mendoni që unë nuk dua të rikthehem. Mezi po pres, as mos e ço në mëndje që nuk dua. Plus unë jam e sëmurë, kam dhimbje, nuk e di çfarë kam, apandesit a ndonjë gjë kushedi çfarë dhe dua të vij të vizitohem se këtu është problem. Të shkosh të vizitohesh edhe vjen puna ‘allah allah’ të fusin ndonjë gjilpërë për të vdekur. Kam frikë të shkoj të vizitohem, nuk shkoj dot”.

Është kjo thirrja për t’u rikthyer pranë gjyshërve e Elona Shulit, vajzës 18-vjeçare nga Pogradeci që u largua drejt Sirisë 7 vite më parë me familjen dhe ku vetëm 14 vjeç në shtetin sirian u bë mama me Suhejdinin.

Që pas vdekjes së prindërve, Krenarit dhe Adelinës në luftën krah ISIS, Elona, e vetme kujdeset për djalin e saj 4 vjeçar, për vëllain e vogël, Ibrahimin si dhe për dy motrat Ermën e Jusrën. Ajo vazhdimisht u kërkon familjarëve para për jetesën në kampin Roxh.

“Baba, nëna si jeni? Ishallah shpresoj të jeni mirë. Ta dini ju dua shumë. Jam tej mase e mërzitur prej jush. Të ishte mami, me babin do e kishit parë që kurrë s’do ju kisha kërkuar leke, por ja që ata u vranë dhe kështu është puna këtu (qan)...” – thotë Elona

“Ishallah të vimë shpejt se deri në majë të hundës na ka ardhur jeta këtu. Ishallah kur të vij atje t’ju shoh të gëzuar të qeshur. Na ka marr malli shumë për ju” – thotë Erma.

Në fund të vitit 2020 u bë i mundur riatdhesimi në Shqipëri i një gruaje shqiptare dhe 4 fëmijëve, ndërsa dhjetëra fëmijë të tjerë janë ende në pritje të një operacioni të dytë nga shteti për kthimin e sigurt në vendlindje, por mes tyre ka edhe gra të radikalizuara që vështirësojnë gjetjen. /TCH

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI