Flash

Zani Çaushit nuk i japin dosjen e dënimit, ndërhyn ILD. I 'forti' i 'Çoles' gati kërkesën tjetër për tu liruar me kusht

Lapsi.al 1 May 2021
Zani Çaushit nuk i japin dosjen e dënimit, ndërhyn ILD. I

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e punonjësve të arkivit të gjykatës së Tiranës, të cilët refuzuan ti japin dosjen penale të dënuarit.

Çaushaj, ose siç njihet ndryshe si “Zani i Vlorës”, i cili prej një viti synon të fitojë lirimin me kusht, tashmë ka vendosur ti hyjë seriozisht me themel çëshjes së lirimit nga qelia.

I konsideruar si i forti i Vlorës, Çaushaj ka kërkuar në arkivën e Gjykatës së Tiranës, të gjithë dosjen penale, të dënimit të tij me burgim të përjetshëm.

Kërkesa është depozituar nga vetë Çaushaj, qysh prej muajit Mars 2021 në sekretarinë e gjykatës, por punonjëset e arkivës nuk kanë pranuar të japin aktet e dosjes hetimore me argumentin se të gjitha materialet ndodheshin në arkivën e gjykatës së Tiranës, në Lundër.

Mirëpo pas kësaj përgjigje nga zyrtarët e gjykatës Tiranës, Myrteza Çaushi, i është drejtuar Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, duke u ankuar për mos përmbushjen e detyrës nga ana e punonjësve të arkivës së gjykatës së Tiranës.

“Ora News”, disponon dokumentet ku pas ankesës në ILD dhe ndërhyrjes së kësaj të fundit, kancelari i Gjykatës së Tiranës Donald Xhelili, njofton Myrteza Çaushaj, se aktet hetimore të dosjes penale të dënimit të tij me burgim të përjetshëm janë gjetur në arkivën e gjykatës së Tiranës.

Sekretaria e gjykatës së Tiranës ka njoftuar përfaqësuesen e Zani Çaushaj se duhet të paraqitej për të tërhequr dosjen e dënimit, por për shkak se materiali kushtonte 500 mijë lek të vjetra, përfaqësuesja ligjore e Myrteza Çaushaj nuk ka tërhequr aktet.

Pritet që në ditët në vijim, Myrteza Çaushaj, të tërheqë dosjen e dënimit dhe të riparaqesë një kërkesë të tretë në gjykatën e Korçës, duke synuar lirimin me kusht nga burgu i Drenovës. Myrteza Çaushaj, një muaj më parë dështoi nga kërkesa për lirim me kusht, e cila u rrëzua nga gjykata e Korçës, me argumentin se Myrteza Çaushaj, gjatë qëndrimit në burg nuk ishte rehabilituar./ ora news

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI