Flash

Zhdukja e Jan Prengës/ SPAK dërgon në gjyq 2 persona

Lapsi.al 30 April 2021
Zhdukja e Jan Prengës/ SPAK dërgon në gjyq 2 persona

Kërkimet e policisë për gjetjen e trupit të pajetë të Jan Prengës, i cili u rrëmbye janarin e 2020 në Kamzë, nuk kanë dhënë rezultat, e megjithatë, Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar finalizoi hetimet për dy prej të dyshuarve për krimin tronditës dhe i dorëzoi gjykatën dosjen penale ndaj tyre.

Bëhet fjalë për Festim Bexhdilin, kopshtar i resortit luksoz Hajri, si dhe Olsi Turjan, ndaj të cilëve rëndon akuza e rrëmbimit kryer në bashkëpunim, me pasojë vrasjen e babait të 3 fëmijëve. Bexhdili është i vetmi që mbahet në paraburgim për rrëmbimin, torturimin dhe më pas vrasjen e 49-vjecarit Jan Prenga, ndaj burime pranë SPAK, konfirmuan se hetimet për të dhe Turjan u finalizuan dhe ndaj tyre u ngritën akuzat zyrtare, përderisa afatet e paraburgimit ishin drejt përfundimit. Olsi Turja është liruar me herët, por megjithatë ai do të ulet në bankën e të akuzuarve me Bexhdilin, për të nisur përballjen me drejtësinë.

Burime pranë SPAK thanë se për të dyshuarit e tjerë hetimet vijojnë, përderisa konsiderohen komplekse dhe do të kërkojnë më shumë kohë. Jan Prenga u rrëmbye në Kamzë nga 4 persona të cilët e futën në një makinë luksoze dhe u zhdukën pa gjurmë. Nga hetimet e deritanishme, rezulton se rrëmbimi i tij u urdhërua pas grabitjes së sasisë prej 260 kg kokainë nga vëllai i Janit, Astrit Prenga në Britaninë e Madhe. Porositës i krimit, dyshohet të jetë Gentian Docaj Fuqini nga Shkodra, i cili kontaktoi vëllëzeit e pengut, dhe iu kërkoi ti kthehej malli, në këmbim të jetës së Janit.

Familja Prenga u kontaktua edhe nga Dritan Rexhepi, i cili ndodhet në burg në Ekuador dhe që sipas hetimet rezulton të jetë personi që organizoi nisjen e sasisë së madhe të kokainës që u zhduk nga porti I Portsmoouth në Angli. edhe pse Astrit Prenga ktheu një pjesë të madhe të kokainës dhe pagoi një shumë të madhe paundësh britanikë, Jan Prenga nuk iu kthye familjes, ndaj Dritan rexhepi iu rrëfeu vëllezërve të pengut emrat e rrëmbyesve. Sipas policisë, ai është dërguar I pajetë në resortin Hajri në pronësi të Altin hajrit dhe u nxorr me një furgon të bardhë e dyshohet të jetë gropozur në atë zonë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI