Flash

U skualifikua nga Ornaldo Rakipi/ Ervin Bushati shpjegon dështimin me votat në Tiranë

Lapsi.al 30 April 2021
U skualifikua nga Ornaldo Rakipi/ Ervin Bushati shpjegon dështimin me votat

Kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën Ervin Bushati ka reaguar për herë të parë pasi nuk arriti të fitonte dot mandat deputeti për shkak të votave preferenciale të kandidatëve, dhe u spostua nga Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi.

Në një reagim në mediat sociale, Bushati shkruan se ka punuar fort për objektivin e Partisë Pocialiste, pastër, drejt dhe suksesshëm.

"TË PUNOJMË PËR PS! Unë si qytetar i Tiranes, i pari i kryesise se PS Tiranes, punova fort per objektivin e Partise Pocialiste: pastër drejt dhe suksesshëm. PS Tiranë mori një numër rekord votash +19,042 më shumë se në vitin 2017, falë përpjekjes sonë të përbashkët në këto dy vite bashkë.

Ne cilesine e Kryetarit te PS te Tiranes ndjeja se kisha pergjegjegjesine per te gjithe perfaqsuesit e Partise Socialiste Tirane dhe u sigurova qe energjia jone te shkonte per te miren e madhe: #PS12Falenderoj mbeshtetesit e mi per gjithe energjine dhe qytetarine e treguar dhe ndjese po perseri per mbeshtetesit e mi, edhe si i pari socialist i Tiranes per pritshmerite individuale: me e rëndesishme dhe më e bukur është FITORJA E MADHE E PS! Tani na pret nje punë edhe më e madhe!!! Kryetari PS Tiranë, Ervin Bushati!’- shkruan Bushati.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI