Flash

Parashikimi i motit për fundjavën

Lapsi.al 30 April 2021
Parashikimi i motit për fundjavën

Në fundjavë moti do të jetë me temperatura të ngrohta dhe pritet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellimesh.

Shërbimi meteorologjik ushtarak bën të ditur se dita e shtunë parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, por në pjesën e parë të ditës nuk do të mungojnë edhe periudhat e shkurtra me diell.

Ndërsa dita e dielë do jetë me masa ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre mbi vendin tonë.

“Për ditën e Shtunë në vend do të ndikojnë masat ajrore të paqendrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por në pjesën e parë të ditës nuk do të mungojnë edhe periudhat e shkurtra me diell.

Duke filluar nga orët e drekës në pjesën më të madhe të vendit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash. Lokalisht reshjet në formën e stuhive afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-8m/sek dhe përgjatë bregdetit hera-herës e vrullshme deri në 15m/s shoqëruar me valëzim në dete i forcës 3-4 ballë.

Sa i përket ditës së Diel masat ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre mbi vendin tonë. Deri në orët e mesditës moti do të jetë kryesisht i vranët dhe shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Gradualisht pritet një përmirësim i kushteve meteorologjike ku vranësirat do të lënë vendin kthjellimeve.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-8m/sek dhe përgjatë bregdetit hera-herës e vrullshme deri në 15m/s shoqëruar me valëzim në dete i forcës 3-4 ballë”, shkruan SHMU.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI