Flash

Majko iku/ Fatos Lubonja ngre dyshime për skemën e fitores së Fatmir Xhafajt

Lapsi.al 29 April 2021
Majko iku/ Fatos Lubonja ngre dyshime për skemën e fitores së

Duke komentuar zgjedhjet e 25 prillit, analisti Fatos Lubonja thotë se vota shkon për ata që kanë më tepër para. Duke u ndalur tek rastet e kandidatëve socialistë në Tiranë ku ka humbur Pandeli Majko dhe kreu i PS-së për kryeqytetin Ervin Bushati, Lubonja thotë në “Real Story” se ‘lepuri fle diku tjetër”.

“Disa fenomene që janë për t’u komentuar. Gjëja që më tërhoqi më shumë vëmendjen ishte fakti se Ervin Bushati kryetar i PS të Tiranës, njeri që e kemi pasur nëpër studio, njeri që e njeh publiku është i rrezikuar.

Analizat më çojnë tek disa konkluzione. Konkluzioni i parë është që këtu kemi të bëjmë me fitoren e një partie socialiste dhe social demokrate, në kuptimin e programeve politike nënkupton partitë e pjesës së brishtë të shoqërisë. E djathta konsiderohet parti e më të pasurve dhe e majta përgjithësisht janë parti që përfaqësojnë shtresat më të brishta, ose dhe administratë, shkollat, mësuesit. Këta personazhet që më dalin këtu përgjithësisht janë njerëz të pasur.

Analiza e votës tregon që fiton kush ka më tepër para. Paratë janë dy llojesh, para private të fituara privatisht, për mendimin tim ka dhe para të krimit sepse kemi ca personazhe në Durrës, të përfolur.

Kjo çon e para tek një parti që nuk përfaqëson atë që duhet të përfaqësojë si parti. E dyta tek momenti i diskutueshëm nëse këto zgjedhje kanë qenë të lira apo të blera. E treta, po marr dhe një fenomen tjetër që prapë është interesant. Pashë Fatmir Xhafën, thanë që fitoi kaq shumë se është vërtetë nga socialistët. Dhe unë kështu e mendova në fillim.

Por edhe ne hetojmë. Hetimi i parë vjen nga një pikëpyetje, ore po ky Pandeli Majko pse kaq pak? Për mua lepuri fshihet pas tij. Unë e hedh si ide, po bëj analizë, ti ma shpjego mua. Ose ka marrë kaq shumë sepse ishte njeri simbol i PS ose ka diçka tjetër. Për simbol nuk më rri sepse është Majko më simbol i PS. Për mua lepuri fle diku tjetër. Le të hetojë OFL, unë nuk jam OFL.

Unë i mëshoj tezës sime që këtu ka skema kush ka më shumë para, është organizuar, ka mobilizuar paratë dhe ka fituar, favore, tenderime, nuk e di. Edhe Luçiano Boçin unë nuk e njoh. Me logjikën që kam unë, me njohjen që kam unë, me aparencën që kam unë mund të ishte më mirë Bardhi se sa Boçi. Dyshimi im, mund të shkojë prapë tek kjo skema. Duhet gjetur diku se nga buron leku dhe për mua kjo është një gjë që është evidente.

Kush ka fituar më shumë dhe po të bësh një hetim të thjeshtë, ore çfarë biznesi ka ky, do gjesh shumë gjëra, për mua. Unë kam parë ujkun ti më flet për gjurmën. Unë kam parë duke shpërndarë paratë me lista. Doli lista e Elbasanit, fenomen i përhapur tek të gjitha partitë”, tha Lubonja.

Duke u ndalur tek tkurrja e LSI, Lubonja bëri një shpjegim tjetër.

“LSI kishte 20 deputetë, mori 4. U kthye thonë në origjinë, kur lindi. Pse mori 20 LSI, sepse ishte parti pushteti, kishte drejtorë, kishte pas lidhje. Tani që iu hoqën të gjitha këto me operacione kirurgjikale nga PS dhe këta shkuan tek këta të tjerët, tek pushteti. Kjo shpjegon 20 në 4”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI