Flash

Kandidatët e PD më të votuar në qarqet ku është mbyllur numërimi

Lapsi.al 29 April 2021
Kandidatët e PD më të votuar në qarqet ku është

Pavarësisht se numërimi i votave preferenciale nuk ndryshon rezultatin, përveç rasteve të pakta të thyerësit të herësit dhe spostimit të atyre që futen në parlament, ky proces tregon shumë edhe për popullaritetin që kanë individë të caktuar të përzgjedhur nga partitë për të garuar. Nga lista e PD-së kandidatët më të votuar janë në 9 qarqet ku është mbyllur numërimi janë:

Në Berat, Tomorr Alizoti me 4335 vota;

Në Dibër, Xhelal Mziu me 5321 vota;

Në Elbasan, Luçiano Boçi me 11076 vota;

Në Fier, Agron Kapllanaj me 9225 vota;

Në Gjirokastër, Tritan Shehu me 3364 vota;

Në Korçë, Ervin Salianji me 9428 vota;

Në Kukës, Flamur Hoxha me 9159 vota;

Në Lezhë, Kastriot Piroli me 6411 vota;

Në Vlorë, Bujar Leskaj me 5254 vota.

Të këshilluara

Maqellarë/ Vëllai vret vëllanë me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Allabegi të Maqellarës në Dibër, ku një krim tjetër krim brenda familjes ka tronditur këtë zonë. Mësohet se dy vëllezë...

09:01

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI