Flash

FOTO/ Meta dhe Kryemadhi shfaqen bashkë pas humbjes në zgjedhje

Lapsi.al 29 April 2021
FOTO/ Meta dhe Kryemadhi shfaqen bashkë pas humbjes në zgjedhje

Këtë të enjte kishte festë në familjen e Presidentit Ilir Meta. Djali, Besari kishte ditëlindjen.

Ka qenë vetë Meta që e ka zbuluar në rrjetet sociale.

Përveç foton me të birin, meta ka publikuar edhe një foto me bashkëshorten, kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi të cilën e quan “SuperMona”. Të dy shfaqen të veshur sportiv, me sfond detin, me siguri nga vila e tyre në Gjirin e Lalzit.

"Me SuperMonën, gati për të festuar ditëlindjen e Besarit. Faleminderit për urimet! Gëzime ju urojmë edhe ne të gjithëve", - shkruan Meta. Një ditë më parë Kryemadhi i kërkoi falje Metës që nuk e dëgjoi këshillën e tij për të mos djegur mandatet e deputetëve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI