Flash

Ervin Bushati e Fidel Ylli rrezikojnë të ngelen jashtë Kuvendit

Lapsi.al 29 April 2021
Ervin Bushati e Fidel Ylli rrezikojnë të ngelen jashtë Kuvendit

Edhe pse u futën nga Edi Rama në listën e sigurt për Tiranën, Ervin Bushati dhe Fidel Ylli me shumë gjasa nuk do të jenë deputetë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Sipas shifrave që kanë dalë deri më tani nga kutitë, rezulton se mandatet e tyre i kalojnë Fatmir Xhafajt dhe Orlando Rakipit. Sipas renditjes, në bazë të votave të fituara, së kandidatëve për deputetë në listën fituese në Tiranë, Bushati dhe Ylli renditen në fund të listës me përkatësisht me 1828 vota dhe me 1275 vota. Nga lista fituese nuk ikën asnjë grua, pavarësisht numrit të votave të marra. Në Tiranë për PS-së, përveç Xhafajt dhe Rakipit, Belinda Balluku ka marrë mbi 12 mijë vota duke u renditur e para në listë.

Të këshilluara

Maqellarë/ Vëllai vret vëllanë me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Allabegi të Maqellarës në Dibër, ku një krim tjetër krim brenda familjes ka tronditur këtë zonë. Mësohet se dy vëllezë...

09:01

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI