Flash

Edi Rama i vë pseudonim gazetares në studio, e quan “virologia”

Lapsi.al 29 April 2021
Edi Rama i vë pseudonim gazetares në studio, e quan

Gazetarja Fatjona Mejdini është mes gazetarëve në studion e Opinion, e ftuar për bashkëbisedimin me kryeministrin Rama. Kjo është hera e dytë që Mejdini është përballë Edi Ramës. Herën e parë, debati ishte përqëndruar në pasojat e pandemisë dhe Mejdini pati një shkëmbim replikash me Ramën, të cilit i vuri përballë ndihmën ekonomike që vendet e rajonit kishin shpërndarë për qytetarët dhe bizneset në Mal të Zi, në Maqedoninë e Veriut, Kosovë etj. Atëherë, me ironi Rama e quante “virologia”.

Edhe sot, kryeministri i ka vënë të njëjtin epitet. Duke folur për preferencat e secilit në studio, Rama tha për gazetaren: “Virologen” nuk e di po kam dyshimet e mia nëse voton Partinë Socialiste”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI