Flash

Denoncimi shokues i vlonjatit në Fiks Fare: Kanë vendosur 15 mijë euro shpërblim për kokën time

Lapsi.al 29 April 2021
Denoncimi shokues i vlonjatit në Fiks Fare: Kanë vendosur 15 mijë

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal në qytetin e Vlorës, ku një person kërkoi ndihmën e emisionit investigativ pasi policia lokale nuk vepronte.

Në datën 12 prill 2021, në banesën e z.Artan Xhelili në qytetin e Orikumit në Vlorë shpërtheu një sasi lënde eksplozivi. Në të njëjtën datë, Xhelili i vuri në dispozicion policisë regjistrimin midis porositësit dhe vrasësit me pagesë. Por, policia nuk e rimori në pyetje apo të mbronte banesën.

“I jam drejtuar emisionit ‘Fiks Fare’ për një problem që më ka ndodhur me një person këtu. Ka ofruar 10 mijë euro për të më vrarë mua. Do me çdo lloj mënyrë për të më vrarë. Pas kësaj oferte, pas 4 ditësh, më është vënë tritol në derën e shtëpisë”, - thotë Artan Xhelili. Më tej vijon se, po atë ditë, i ka vënë në dispozicion Policisë së Vlorës një provë për autorin.

“Kam dorëzuar në polici një iniçizim ku R.K i ofron dikujt 10 mijë euro për të më vrarë mua dhe 5 mijë euro për të vrarë dikë tjetër. Kaloi një kohë e gjatë dhe policia s’po merr masat e duhura për këtë problem për të arrestuar këtë person” - vijon ai, ndërsa saktëson se aktualisht ndodhet me masën e sigurisë arrest shtëpie.

“Personi që ka marrë ofertën ka ardhur në shtëpinë time dhe më kanë thënë se filani ka ofruar 10 mijë euro për të më vrarë. Nuk e besova dhe e kam pajisur me një regjistrues. Më tha po dhe ka shkuar te porositësi. E futa vetë në inçizim. E takoi dhe mbasi kishte marrë ofertën erdhi dhe më solli inçizimin” - thotë më tej denoncuesi.

Sipas tij, dorëzimin e këtyre inçizimeve në polici e ka bërë në momentin që i vunë tritol në derën e shtëpisë, në datën 12 prill 2021.

“Më morën në pyetje dhe i thashë një emër. Ia tregova edhe inspektorit që më merrnin në pyetje. E dëgjoi nëndrejtori shefi i krimeve. E futën në kompjuter dhe që nga ajo kohë s’kanë marrë asnjë masë” - pohon Artani.

Shënjestra tregon se kush ka qenë personi që ka marrë ofertën, pra vrasësi me pagesë.

“Personi quhet një F., emrin e gjatë nuk ia di. Një F. V. Erdhi atë ditë dhe më tha. Dhe këtij personi i dhashë edhe regjistruesin. Këto gjëra ia kam treguar edhe policisë. Deri më sot nuk di çfarë bëhet. Nuk dua që të fus familjet e mia në konflikt. Dua që shteti ta zgjidhë këtë problem” - përfundon Artan Xhelili. /TCH

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI