Flash

Partitë politike shpenzuan 299 mijë USD gjatë fushatës për reklama në Facebook

Lapsi.al 28 April 2021
Partitë politike shpenzuan 299 mijë USD gjatë fushatës

Partitë politike dhe kandidatët në zgjedhje shpenzuan 229,198 USD në reklama politike gjatë 30 ditë të fushatës zgjedhore, nga 26 marsi deri në 24 prill.

Nga Besar Likmeta/ BIRN

Të dhënat e bëra publike nga rrjeti social Facebook, tregojnëse partitë poltike dhe kandidatët në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, shpenzuan shuma të konsiderueshme për reklama në rrjetin social ‘Facebook’ gjatë fushatës zgjedhore.

Shpenzimet më të larta gjatë kësaj fushate në rrejtin social Facebook janë bërë nga Partia Socialiste në pushtet, e cila ka harxhuar 88,781 USD në reklama gjatë fushatës zgejdhore os 38.7% të totalit.

Pas numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të së dielës, Partia Socialiste e udhëhequr nga kryeminstri Edi Rama, u shpall fituese pasi mori 48.86% të votave dhe siguroi 74 mandate.

Që nga data 25 mars, Facebook i kërkon çdo llogarie që bën reklama sociale ose politike nga Shqipëria që ato të vijnë nga reklamues të autorizuar.

E dyta në radhë për sa i përket shpenzimeve vjen Partia Demokratike në opozitë, e cila ka shpenzuar 36,424 USD në reklama politike gjatë fushatës zgjedhore.

Ndërkohë, të gjithtë partitë e tjera, përfshirë, Bindja Demokratike LSI, Partia Republikane, Balli Kombëtar, PDIU dhe Nisma Thurje kanë shpenzuar në total të marra sëbashku 18,303 USD.

Kandidati që ka shpenzuar më shumë në reklama në Facebook ka qenë Agron Shehaj i Partisë Demokratike me 18,746 USD, i ndjekur nga Vojo Bregu i LSI-së me 5442 USD, Arben Pëllumbi i PS-së dhe kryetari i PSD-së, Tom Doshi.

PSD-ja e Tom Doshit realizoi një rezultat suprizë në këto zgjedhje, duke e zgjeruar influencën e saj nga zona e nën-Shkodrës në të gjithë vendin dhe duke siguruar 3 mandate.

Përveç kandidatëve dhe partive politike, shpenzime të larta në Facebook janë bërë edhe nga një numër faqesh të cilat kanë publikuar reklama denigruese kundër opozitës, përfshirë “Untold Stories of Albania”, “Punë Punë”, “Të jesh grua”, “Pakëz Dritë” dhe “Ligj dhe Rend”.

Në total këto pesë faqe kanë shpenzuar 29,722 USD gjatë fushatës zgejdhore. Të paktën dy prej tyre – ‘Ligj dhe Rend’ dhe ‘Pakëz Dritë’, listojnë të njëjtin numër kontakti në Facebook, pas të cilit nuk përgjigjet askush, pasi telefoni është i fikur.

Gjithashtu, 39 kandidatë dhe faqe partish politike, publikuan reklama pa i identifikuar ato si reklama politike ose sociale gjatë fushatës zgjedhore. Vlera e shumicës prej reklamava të ‘paindetifikuara’ ishte kryesisht më e vogël se 100 USD.

 

Të këshilluara

Meta: Më 24 korrik 2022 rikthehem në LSI

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i është përgjigjur Kryemadhit duke i dhënë fjalën se pasi të mbarojë mandatin e tij do rikthehet në LSI të marrë kartën e anë...

12:38

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI