Flash

Edhe Murrizi flet për manipulim votash, kërkon pamjet e qendrave të numërimit

Lapsi.al 28 April 2021
Edhe Murrizi flet për manipulim votash, kërkon pamjet e qendrave

Kreu i Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi, ka depozituar një kërkesë në KQZ për të marrë filmimet e KZAZ-ve në qarqet ku ka shpallur kandidaturën.

Në një status në rrjete social, kreu i PLDSH shkruan se pas kësaj, ai do të depozitojë një kërkesë për rinumërim për të parë se sa nga 83 mijë votat e pavlefshme kanë qenë të tijat.

Ai thekson se pas këtyre hapave do të kërkoje verifikim nga SPAK për të zbuluar nëse pavlefshmëria e votave është bërë me qëllim nga numëruesit.

Postimi i plotë:

“Sot depozitova kerkesen prane KQZ per te mare pamjet filmike te kameres qendrore te KZAZ ne 4 qarqe Pas kesaj do te depozitoj kerkese per rinumerim dhe per te pare se sa nga 83.000 vota te quajtura te pavlefeshme kane shenjen e VOTUESIT TEK NR 3 PLDSH Pasi te shoh kete do ti drejtohem SPAKUT me denoncim per te hetuar me ekspertize se dy apo me shume shenja ne fleten e votimit a jane bere nga e njenjta dore apo duar te ndryshme? Deklarata e djeshme e kryetarit te PS Z Rama se 45% e votave te pavlefeshme jane te PS eshte motivi qe me ka shtyre te kerkoj se sa nga keto vota jane te PLDSH KUR “ ANKOHEN” PS PD LSI QE JU PASKAN “ PRISHUR”NUMERUESIT E TYRE VOTAT, PO NE NENTE PARTIT E TJERA ÇFAR DUHET TE BEJME ME KETA FUNDERRINA NUMERUES???”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI