Flash

Humbi mandatin në Berat/ Ardit Çela: Do t'ju tregojmë si na i vodhën votat

Lapsi.al 27 April 2021
Humbi mandatin në Berat/ Ardit Çela: Do t'ju tregojmë si

Pas përfundimit të numërimit në qarkun e Beratit ku LSI humbi mandatin për shumë pak vota, ka reaguar drejtuesi politik i kësaj force politike Ardit Çela. Ai shprehet se rezultati i shpallur nuk pasqyron realitetin dhe vullnetin e zgjedhësve, pasi ka vjedhje të dokumentar në kutitë e votimit.

“Rinumërimi i qendrave të votimit do të zbulojë edhe detaje të tjera nga e gjitha kjo skemë kriminale e ushtruar në qarkun e Beratit. Në ditët në vijim do të njihemi me vjedhjen e dokumentuar!”, shkruan Çela në rrjetet sociale.

DEKLARATA

Ne respekt te interesit tuaj mbi ecurinë e procesit të votimit, numerimit dhe rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve ne qarkun e Beratit, po ju bej me dije se rezultati i shpallur, i cili i heq mandatin Levizjes Socialiste për Integrim, nuk pasqyron realitetin dhe vullnetin e zgjedhesve te qarkut Berat.

Vjedhje e dokumentuar në kutite e mbushura nga banditet e rilindjes, te konstatuara nga grupet e numerimit dhe anetaret e KZAZ, ku paraqiten flete votimi me shume se votues, te pasqyruara ne procesverbalet perkatese.

Kutite e banditeve te rilindjes nuk mund te jene te vlefshme, nuk mund te permbysin vullnetin e zgjedhesve, e nuk mund te transferojne ne tavoline mandatin e LSI.

Mandati eshte i atyre mijera votuesve te LSI te cilet i rezistuan me karakter e fisnikeri, masakres dhe represionit elektoral te ushtruar dhunshem nga rilindja ne pushtet.

Kjo eshte vetem maja e ajsbergut. Rinumerimi i qendrave te votimit do te zbuloje edhe detaje te tjera nga e gjithe kjo skeme kriminale e ushtruar ne qarkun e Beratit.

Ne ditet ne vijim do te njiheni me vjedhjen e dokumentuar!

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI