Flash

Fillojnë votimet, cilat janë mesazhet e para

Lapsi.al 25 April 2021
Fillojnë votimet, cilat janë mesazhet e para

Presidenti Ilir Meta  ka votuar që në pikë të mëngjesit duke mos harruar të pozojë para kurisë së votimit me dy gishtat lart. Nw sinkron me poozitën duket se basti i presidentit është një pjesmarrje sa më e madhe në zgjedhje.

“Erdhi kjo ditë e bekuar, kjo ditë e mrekullueshme. Cdo qytetar i Shqipërisë, pavarësisht se çfarë ka përjetuar deri dje sot të votojë i lire. Në këto zgjedhje ka mundësi të votojë edhe për kandidatin më të mirë. Unë i ftoj të votojnë për alternativën që ata besojnë dhe tek ajo alternativë të zgjedhin kandidatët më të ndershëm.

Presidenti ka një axhendë, por punën më të rëndësishme sapo e realizova. Sot votimi nuk është vetëm detyrim qytetar. Sot është një akt patriotik. Sot atdheu mbrohet me votë të qytetëruar evropiane. Pjesëmarrja masive dhe mbarëvajtja e shkëlqyer e këtij procesi do ta binde Evropën" ka thënë ai pasi doli nga qendra e votimit.

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook, shkruan se çdonjëri sot duhet të gëzojë i patrazuar të drejtën e votës së lirë e të fshehtë.

“Le ta tregojmë sot të gjithë së bashku, se përtej partive e dasive për ne është Shqipëria dhe le t’i shprehim bindjet e ndryshme me votë, por duke e respektuar Shqipërinë me mirësjellje shembullore ndaj njëri-tjetrit, në këtë ditë të shënuar të bashkëjetesës sonë demokratike, ku çdonjëri duhet ta gëzojë i patrazuar të drejtën e votës së lirë e të fshehtë, e prej ku Shqipëria duhet të dalë kryelartë për ne të gjithë”, shkruan Rama.

Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur një video, ku mesazhi është që të gjithë të votojnë për fëmijët dhe të ardhmen e tyre.

Në video shfaqen disa fëmijë, të cilët thonë: “Voto për mua”. Për opozitën është tejet e rëndësishme pjesmarrja masive.

Monika Kryemadhi ka qenë kryetarja e partisë që ka votuar e para. "Dua t’ju bëj thirrje sot të gjithë qytetarëve që t’ju drejtohen qendrave të votimit të qetë, të bindur, për atë që duan të realizojnë nëpërmjet votës së tyre" ka deklaruar ajo.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI