Flash

E rrallë /Gjykata e Strasburgut mbron Lapsi.al. SPAK nuk ka të drejtë ta sekuestrojë

Lapsi.al 22 April 2021
E rrallë /Gjykata e Strasburgut mbron Lapsi.al. SPAK nuk ka të

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka hedhur poshtë urdhërin e SPAK dhe vendimin e gjyqtares Iliriana Olldashi kundër medias. Ajo vendosi t’i kërkojë qeverisë së Shqipërisë të ndalohen hapat për sekuestrimin e pajisjeve të punës, kompjuterave serverave dhe celularëvesë të Lapsi.al.

Lexo më tej:

Andi Bushati: SPAK, një qen roje i PS

"Autoritetet duhet të ndalojnë zbatimin e vendimit të ndërmjetëm të Gjykatës së Shkallës së Parë të Specializuar Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nr. 131 të 18 prillit 2021 dhe të ndalojnë sekuestrimin e çdo pajisjeje për ruajtjen e të dhënave dhe të dhënave kompjuterike / elektronike që u përkasin gazetarëve” - thuhet në njoftimin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut e cila u njoh me vendimin e ndërmjetëm të Gjykatës shqiptare Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të sekuestruar pajisjet e punës dhe kompjuterat me të dhënat elektronike të gazetarëve.

"Ky është një Vendim i qarte dhe nuk le vend per interpretim.

Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut sipas Rregullit 39 te Rregullores se Gjykates, mund te vendose ne raste shume te rralla masa te ndermjetme per çdo vend anetar (si Shqiperia) te Konventes Europiane te Drejtat e Njeriut. Keto masa te ndermjetme jane masa me karakter urgjent te cilat sipas nje praktike te konsoliduar te kesaj Gjykate aplikohen vetem

kur ka rrezik imediat dhe dem te pariparueshem per palen ankuese. Ky eshte nje nga ato raste te rralla qe eshte konstatuar per aplikim nga ky vendim i Strasburgut cili detyron Shtetin Shqiptar qe te ndaloje ekzekutimin vendimit te Spak te dt 18 prill dhe te heq dore nga sekuestrimi i serveri dhe pajisjeve qe jane ne pronesi te ankimuesve" komentoi për Lapsi një juriste e njohur.

Çmenden prokuroria dhe Gjykata e Posaçme, kërkojnë sekuestrimin e LAPSI.al (dokumentet)

Oficerët e policisë gjyqësore, të hënën, kërkuan të sekuestronin gjithë pajisjet e punës dhe databazën e të dhënave personale, që kanë rrjedhur prej Partisë Socialiste në mënyrë të paligjshme dhe po përdoren për fushatë zgjedhore.

https://lapsi.al/2021/04/21/zbulimi-i-patronazhisteve-iliriana-olldashi-nje-kamikaze-e-drejtesise-se-rilindur/

LAPSI.AL nuk pranoi të dorëzonte materialet pasi ato mbrojnë burimin informacionit dhe tashmë këtij qëndrimi të gazetarëve i ka dhënë të drejtë edhe gjykata e Strasburgut.

Vendime të tilla kaq urgjente merren shumë rrallë nga

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, e cila në këtë rast ka çmuar prioritare lirinë e medias dhe mbrojtjen e burimit të informacionit.

Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI